Kuvendi i Gjakovës ia dha tokën një biznesmeni të ndërtojë hotel, reagon LVV-ja

Gjakova

Kuvendi i Gjakovës ia dha tokën një biznesmeni të ndërtojë hotel, reagon LVV-ja

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 18:55
Kuvendi i Gjakovës

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha ka thënë se sot Kuvendi Komunal i Gjakovës, pronën publike që ka qenë e destinuar për banim social, ia ka dhënë në shfrytëzim për 99 vite një kompanie private.

Sipas tij, aty do të ndërtohet një hotel prej 9 katesh si dhe dyqane do të lëshohen me qera me një çmim prej 83 euro në muaj.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ishte e vetmja parti që votoi kundër për këtë çështje.

“Grupi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte i vetmit që e votuan kundër”, shkroi ai në Facebook.

Tash e disa vite, Komunën e Gjakovës e udhëheq nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat