Zejtarët në hall me zanatin, kërkojnë që shteti t`u ndihmojë

Gjakova

Zejtarët në hall me zanatin, kërkojnë që shteti t`u ndihmojë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Zejet e vjetra vazhdojnë të kenë probleme sa i përket porosive, pasi qytetarët thuajse nuk bëjnë porosi më.

Ndërkohë që zejtarët kërkojnë dorën e shtetit që këta zejtarët ta kultivojnë zanatin e tyre.

Ruzhdi Qarri, tashmë mbi të 70-at, është ndër zdrukthëtarët e rrallë që sot mund të gjesh në Çarshinë e Gjakovës e cila dikur vlonte nga zejtaria.

Në punëtorinë e tij atë e gjen zakonisht duke punuar. Këtë herë ishte duke e punuar një djep për fëmijë, veprimtari kjo që, siç thotë ai, dikur sillte të ardhura të mira porse sot interesimi për këto prodhime ka rënë dukshëm.

Megjithatë Ruzhdiu vazhdon.

Brenga kryesore e tij është humbja e interesimit nga të rinjtë për të trashëguar këtë veprimtari. Një shembull tjetër të përkushtimit ndaj zejes së tij, paraqet edhe Fehmi Vejsa, saraçpunues.

Qarri e Vejsa aktualisht kanë vetëm një kërkesë; kthimin e vëmendjes së institucioneve përgjegjëse shtetërore për ta ruajtur atë çfarë mund të ruhet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat