​Disa fshatra të Gjakovës pa ujë për shkak të turbullirës

Gjakova

​Disa fshatra të Gjakovës pa ujë për shkak të turbullirës

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Gjendje e vështirë pas reshjeve të shiut është edhe në Komunën e Gjakovës, derisa probleme me ujë të pijes kanë disa fshatra në këtë komunë.

KRU "Gjakova", ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

“Po ashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU "Gjakova" janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat