Vazhdojnë kërkimet për gruan që ra nga Ura e Fshajtë

Gjakova

Vazhdojnë kërkimet për gruan që ra nga Ura e Fshajtë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:13
Ura e Fshajte

Për dy ditë në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar se po vazhdojnë kërkimet për viktimën.

“Kërkimet po vazhdojnë nga Njësia për Kërkim – Shpëtim në kuadër të FSK-së, viktima ende nuk është gjetur”, tha ai.

Ndryshe, të premten rreth orës 10:00 Policia ka pranuar informatë se një gra ka rënë nga ura e Fshajt.

Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, kishte njoftuar Policia ditën e premte.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat