Zyrtare të larta të Bashkimit Evropian dhe EULEX-it, e vlerësojnë punën dhe suksesin e kryetares Mimoza Kusari – Lila

Gjakova

Zyrtare të larta të Bashkimit Evropian dhe EULEX-it, e vlerësojnë punën dhe suksesin e kryetares Mimoza Kusari – Lila

Më: 3 maj 2017 Në ora: 17:52
Mimoza Kusari – Lila dhe Alexandra Papadopoulou

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot në takim aktivisten e njohur, Këshilltaren Kryesore të Shërbimit Evropian për Shërbim të Jashtëm, ambasadoren Mari Marinaki si dhe shefen e EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou, me të cilat ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe tejet miqësor.

Fillimisht kryetarja Kusari – Lila ka njoftuar dy mysafiret me historikun e shkurtër të komunës së Gjakovës, me theks të veçantë për situatën e pasluftës së vitit 1999, me shumë viktima në njerëz e me shumë dëme material por edhe me mungesë të theksuar të rendit e të Ligjit, situatë e cila solli edhe largimin e vazhdueshëm e të rinjve nga vendi.

Më tej kryetarja Kusari – Lila dhe zonjat Marinaki dhe Papadopoulou janë fokusuar tek gjendja e gruas në komunën e Gjakovës, roli dhe fuqizimi i pozitës së tyre në shoqëri. Lidhur me këtë, kryetarja Kusari – Lila ka njoftuar se në 3 vitet e fundit komuna e Gjakovës ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin e gruar qoftë në ndërmarrësi qoftë në vendimmarrje. Kusari – Lila ka shtuar se komuna ka ndarë grante për një numër të konsiderueshëm të bizneseve që udhëhiqen nga gratë, ndërsa ka subvencionuar edhe gratë fermere, duke i ndihmuar ato që të jenë të suksesshme në sfera të ndryshme të agrikulturës. Përkrahje për gratë është dhënë edhe në sferën e kulturës e të sportit dhe ne këtë të fundit tashmë janë disa klube sportive të cilat pos që veprojnë pa problem, kanë arritur të grumbullojnë edhe çmime e trofe të ndryshme ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ambasadorja Marinaki e ka përgëzuar kryetaren Kusari – Lila për të gjitha sukseset e arritura gjatë karrierës së saj e në veçanti gjatë periudhës në postin si kryetare e komunës, ndërsa ka shtuar se kryetarja Kusari – Lila është shndërruar në një modele pozitive jo vetëm në fuqizimin e gruar por edhe në drejtimin e institucionit të komunës në përgjithësi.

Ambasadorja Marinaki por edhe shefja e EULEX-it Papadopoulou kanë thënë se me tërë autoritetin e tyre do të jenë në mbështetje të komunës së Gjakovës dhe kryetares Mimoza Kusari – Lila, si një formë e mirë e nxitjes edhe të grave tjera për ndërmarrjen e hapave të ngritjes në politikë e vendimmarrje por edhe në sfera tjera të jetës. 

Image
Kuari gjatë takimit me Marinaki dhe Papadopoulou
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat