Deputetja Arbërie Nagavci ka thënë gjatë tubimit zgjedhor të VETËVENDOSJE!-s në Gjakovë se 22 tetori do të jetë dita që do të reflektojë mobilizimin e madh popullor për ndryshim.
Gjatë këtij tubimi, ajo theksoi se Gjakova ka dhënë shumë për ekonominë, historinë e kulturën e Kosovës, ndërkaq asnjëherë nuk pati zhvillim e drejtësi. Megjithatë, ajo shprehu bindjen se Gjakova është bërë gati për ndryshim.
“ Gjakova gjithnjë e ka kërkuar dhe e ka përkrahur ndryshimin, dhe as kësaj rradhe s’ka se si të jetë ndryshe. Andaj do të ketë përkrahje masive për Lëvizjen VETEVENDOSJE!, për deputetin e përkushtuar, për të riun e ditur, të zotin e të ndershëm, për profesorin e virtytshëm, kryetarin e ardhshëm të Gjakovës, Driton Çaushin”, tha ndër të tjera në këtë tubim Nagavci.
Tutje, Nagavci tha se qeverisja e Çaushit është garanci për punën me profesionalizëm,vullnet e ndershmëri, për çerdhe e shkolla, për ambulanca e administratë efikase e progres e përparim në çdo fushë.
“Është koha e guximit, është koha e shpresës, është koha e marrjes së përgjegjësisë për të ardhmen tonë, është koha e ndershmerisë e punës. Por, mbi të gjitha është koha e guximit. Pra, koha e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e numrit 10”, ishte porosia e Nagavcit për bashkëqytetarët nga Gjakova.