Mediat gjermane raportojnë se janë aksidentuar për vdekje në Gjermani dy motrat nga Kosova

Gjermania

Mediat gjermane raportojnë se janë aksidentuar për vdekje në Gjermani dy motrat nga Kosova

Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:58
Ilustrim

Dy shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në Gjermani. Sipas mediave gjermane, viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara për dy vëllezër me iniciale H.Sh. dhe F.Sh.

Viktimat janë me origjinë nga Gjakova.

Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina tip Mercedes dhe Opel dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat kosovare.

Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat