Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, nuk organizon takim këtë javë

Gjermania

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, nuk organizon takim këtë javë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:24

“Të nderuar bashkatdhetarë dhe opinion publik shqiptar, ju njoftojmë se kjo ftesë është qëllimkeqe dhe e prodhuar nga një njeri që keqpërdor emrin e Organizatës tonë. Ju informojmë se "Ftesa" e bërë është e rreme dhe si e tillë është publikuar nga një oponentë i skaduar, i cili pasi që dështoi të jetë pjesë e kësaj organizate,tani qëllimisht angazhohet për pengimin dhe dëmtimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, duke dashur ta përvetësoj. Përpjekja e këtij individi që quhet Skenderbeg Klaiq, ka për qëllim ta dëmtojë organizatën tonë, duke keqpërdorur rrjetet sociale, bënë propagandë dhe krijon huti në opinion, pikërisht në kohën kur Organizata jonë është strukturuar dhe organizuar nëpër shumë shtete të Evropës. Dëshirojmë t’ju përkujtojmë se Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, pas marrjes së iniciativës me 20 Shkurt 2016, është themeluar me 17 Dhjetor 2016 në Asamblenë e Parë Zgjedhore, në qytetin Lörrach të Gjermanisë, me ç’rast pas një procesi zgjedhor demokratik dhe transparent, me vota të fshehta u përzgjodh Kryesia e përfaqësuar nga të gjitha Degët e themeluara gjerë atëherë, u miratua Statuti dhe Platforma e kësaj organizate”, thuhet në reagim.

Lobi Euro –Atlantik Shqiptar është organizatë mbarëkombëtare, gjithëpërfshirëse, me karakter ndërkombëtar e Mërgatës shqiptare që bashkon dhe organizon Mërgatën nën një strukturë të qëndrueshme dhe inkluzive veprimi në të gjitha shtetet ku ajo punon, jeton dhe vepron, që synim kryesor ka avancimin e çështjes kombëtare. “Neve jemi organizatë zyrtare sepse jemi të regjistruar pranë Gjykatës kompetente në Gjermani dhe e shpallur në Gazetën zyrtare në Gjermani. Jemi organizatë legjitime sepse Kryesia Qendrore është zgjedhur me vota të lira dhe të fshehta, me kundër kandidat dhe me një Komision zgjedhor të pavarur dhe legjitimitetin ia ka dhënë baza e Degëve nga shumë shtete të Evropës. Jemi organizatë legale sepse puna jonë është publike dhe transparente që bëhet në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë. Për një kohë prej dy vjet e gjysmë Lobi Euro-Atlantik Shqiptarë i ka themeluar Degët në disa shtete të Evropës, sikurse në Gjermani, Norvegji,Zvicër, Belgjikë, Austri, Itali, Kalabri, Greqie si dhe kemi Këshillin Nismëtar në Kroaci, por synimet janë që të dalim edhe përtej Atlantikut dhe gjetiu. E nderuara Mërgatë, nëse dëshironi të njoftoheni me aktivitetet tona, neve ju lusim dhe ju propozojmë që ta konsultoni faqen tonë zyrtare në “Facebook”, duke klikuar : Lobi Euro-Atlantik Shqiptar-zyrtar dhe juve vet do të bindeni me karakterin, konceptin, vizionin, seriozitetin dhe autoritetin e organizatës tonë, për çka ju falënderojmë paraprakisht. Tani,pas gjithë kësaj që ka ndodhur, një person që nuk ka marrë pjesë respektivisht që nuk i është nënshtruar procedurave zgjedhore dhe që nuk ka qenë prezent në këto proçese, si mund të pretendojë se është kryetar i kësaj organizate. Skenderbeg Klaiq ndoshta është kryetar i ndonjë organizate fantom dhe in ekzistente që është prezent vetëm në imagjinatën e tij, por jo dhe aspak nuk është pjesë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, sepse neve jemi një organizatë Mbarëkombëtare me karakter dhe shtrirje ndërkombëtare e Mërtgatës tonë të respektuar shqiptare. Organizata e tij fantom, nuk ekziston sepse nuk është e regjistruar, nuk ka kurrfarë strukture të organizimit, nuk ka Asamble themelimi, nuk ka Kryesi, por është i vetëm me disa satelitë të tij. Ftesa për tubimin në fjalë ka për qëllim promovimin e tij personal e aspak të vlerave tona kombëtare. Nga kjo del se bëhet fjalë për një person që vuan nga syndromi i bajraktarizmit, sepse nuk është hera e parë që ai i bënë thirrje mërgatës për tubim të ngjashëm, por ato i kanë dështuar njëra pas tjetrës. Prandaj Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dënon ashpër përpjekjet e këtij personi, ndoshta edhe ndonjë satelit të tij, që keqpërdor emrin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar për të krijuar situata të paqena, duke manipuluar Mërgatën si dhe opinionin publik shqiptar”, thuhet në reagim.

Me këtë rast Libi i bënë thirrje publike Mërgatës tonë, përfaqësuesve institucional të shteteve tona dhe mediave që të mos bien pre e manipulimeve të këtyre individëve të cilët pengojnë punën shumë serioze të Organizatës tonë.

fund shfrytëzojmë rastin, ta falënderojmë Mërgatën tonë e cila vazhdimisht i përcjell aktivitetet tona duke na shkruar dhe prezantuar mendimet dhe propozimet e tyre që janë shumë konstruktive. Po ashtu i falënderojmë institucionet tona me të cilat kemi bashkëpunim të mirëfilltë, me çka u vërtetua edhe vizita e disa anëtarëve të Kryesisë tonë para disa dite këtyre institucioneve”, thuhet në reagimin e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me bazë në Lörrach, Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat