Gjermani/ “Folën shqip, më pas e qëlloi me armë” - Bota Sot
Gjermani/ “Folën shqip, më pas e qëlloi me armë”

Gjermania

Gjermani/ “Folën shqip, më pas e qëlloi me armë”

Më: 23 maj 2019 Në ora: 23:11
Gjermani

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në një park në qytetin e Hamburg në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se 36-vjeçari ndodhej i shoqëruar nga një grua në një park. Aty u takua me një person tjetër. Të dy biseduan në gjuhën shqipe, tha për gazetarët policia gjermane.

Më pas, personi i paidentifikuar urdhëroi gruan që të shtrihej përtokë dhe të mos shikonte, ndërsa qëlloi me armë 36-vjeçarin. Ky i fundit mori një plumb në shpatull duke mbetur i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe është në kërkim.

Nuk ka asnjë informacion për identitetin e autorit dhe të plagosurit.

 

Hetuesit kanë marrë deklaratën e gruas që ndodhej së bashku me të plagosurin. Me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia e 36-vjeçarit që u qëllua me armë, i cili pritet të merret në pyetje nga autoritetet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje. Ndërkohë policia ështëd duke kërkuar edhe për dëshmitarë të tjerë që mund të kenë parë skenën e krimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...