Dy ushtarë të Kosovës betohen në Gjermani - Bota Sot
Dy ushtarë të Kosovës betohen në Gjermani

Gjermania

Dy ushtarë të Kosovës betohen në Gjermani

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:14
Albert Krasniqi dhe Valdrin Talla

Atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Berlin, kolonel Xhavit Sadrijaj, ka publikuar disa fotografi të betimit solemn të kadetëve te FSK-së në Qendrën Ushtarake për shkollimin e oficereve te Bundeswehrit.

“Sa krenari. Rrofsh Ushtria jonë, Rrofsh Kosova jonë. Shume fat ushtarak dhe suksese Albert Krasniqi dhe Valdrin Talla”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se në qendrat ushtarake gjermane deri më tash janë shkolluar e aftësuar dhjetëra kadetë nga Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...