Të arriturat e mërgimtarëve në Gjermani

Gjermania

Të arriturat e mërgimtarëve në Gjermani

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 00:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nevoja dhe gjendja e rëndë politiko-ekonomike  e viteve të 90-a na shtyu të emigrojmë në vendet perëndimore për një jetë më të mirë. Shumë shqipëtar të Kosovës, por edhe të viseve tjera shqipëtare, migruan në shtetet evropiane.

Krahasuar gjendjen e sotme me atë të asaj kohe shohim një ndryshim radikal dhe pothuajse janë të pakrahasueshme. Bizneset shqipëtare në atë kohë pothuajse nuk ekzistonin fare, me përjashtime të rralla të ndonjë familje që kishin shkuar në vendet perëndimore në vitet e 60-a. Po të shohim ditët e sotme  dhe të shkruajmë për arritjet e bizneseve shqipëtare mund të numërosh me mijëra firma që sot janë shumë të njohura për veprimtaritë e tyre dhe kjo ia shton krenarinë Kombit e Atdheut tonë të dashur.

Sot ishim në Hennef, në rrethin e  Siegburg, ku vepron kompania JEKI BAU GmbH, me pronar Qevser Jashanica. Kjo kompani ka fituar besimin me punën dhe kualitetin që kryen punët dhe pothuajse të gjitha punët i merr nga komuna e qytetit Hennef. Njëra degë e jësaj kompanie,  Garten Bau, që do të thotë "rregullim i kopshteve", numëron afër 20 punëtorë. Shumica e punëtorëve janë Shqipëtar dhe kjo tregon edhe një pjesë të patriotizmit që Qevseri mban në brendinë e tij dhe e shfaqë me kaq finesë.

JEKI Bau GmbH pos që ka arritur shumë për vete ajo na bën të ndjehemi krenarë edhe ne mërgimtarëve që jetojmë e veprojmë në këtë rrethinë e më gjerë. Fjalë dhe përshypje të mirë kishte edhe nga kreytari i Komunës së Hennefit, i cili pos tjerash na tregoi që të gjitha punët që i janë dhënë kompanisë JEKI BAU GmbH deri tani kanë përfunduar me kohë dhe me kualitetin më të mirë të mundshëm. Ai ishte mirënjohës ndaj pronarit dhe stafit të kompanisë dhe u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimin me këtë kompani.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat