Mërgimtarit ia thyejnë veturën dhe i marrin edhe pasaportën gjermane, rrezikon punën në Gjermani - Bota Sot
Mërgimtarit ia thyejnë veturën dhe i marrin edhe pasaportën gjermane, rrezikon punën në Gjermani

Gjermania

Mërgimtarit ia thyejnë veturën dhe i marrin edhe pasaportën gjermane, rrezikon punën në Gjermani

Më: 10 janar 2020 Në ora: 00:33
Mërgimtarit ia thyejnë veturën dhe i marrin edhe pasaportën gjermane, rrezikon punën në Gjermani

Shemshit Fanës nga Obiliqi, i është thyer vetura në Bregun e Diellit.

Përveç që i është shkaktuar dëm në veturë, atij i janë marrë kuleta me 500 euro, si dhe i tërë dokumentacioni i nënshtetësisë gjermane.

Xhemshiti ka thënë se veturën Golf 6 e kishte parkuar me datën 30 dhjetor 2019, në Bregun e Diellit, kur ishte zgjuar në mëngjes, rreth orës 08:00, kishte parë që dikush ia kishte thyer xhamin duke marrë gjithçka.

Rasti ka thënë se është paraqitur edhe në polici.

Ai ka lutur hajdutët, që së paku dokumentacionin e Gjermanisë, t’ia gjuajnë diku ku ka frekuentim të njerëzve, pasi rrezikon vendin e punës atje.

“I lus, ata që ma kanë thy veturë, bile dokumentet t’i gjuajnë dikun në vend ku ka njerëz. Nashta i sheh dikush dhe mi jep. Nëse nuk mi kthejnë dokumentet, do ta humbi punën në Gjermani dhe do të kamë shumë probleme të mëdha”, ka thënë ai.

Ndërkaq, edhe në Qendrën Klinike Universitare, të enjten gjatë ditës Blerina Boqollit nga qyteti i Pejës, i janë vjedhur pasaportat dhe të gjitha raportet mjekësore të djalit të saj, i cili vuan nga leukemia.

Boqolli përmes një shkrimi të shpërndarë në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët se nëse dikush i gjen dokumentet e djalit të saj, Ideal Boqollit të lajmërohet, sepse ai këtyre ditëve do të ketë kontroll në Turqi.

Rastin në fjalë janë duke e hetuar policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat