Reagon Kryesia e LDK-së në Gjermani - Bota Sot
Reagon Kryesia e LDK-së në Gjermani

Gjermania

Reagon Kryesia e LDK-së në Gjermani

Nga: Agim Aliçkaj Më: 8 mars 2020 Në ora: 16:09
LDK

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani në mbledhjen e vet të mbajtur më 01.03.2020 reagon ndaj një pjese të shkrimit të Maxhun Smajlit, „Nëndega e LDK-së për Bavari do të drejtohet nga tre inxhinier, një ekonomist dhe një gazetar“, të botuar në portalin e Bota Sot më 30.09.2019, në raportin e tij nga mbledhja themeluese e Nëndegës së LDK-së për Oberbayern, të 29 shtatorit 2019. Debati në mes të Nënkryetarit të Kryesisë së Degës së LDK- së në Gjermani, z. Blerim Hajdaraj dhe pjesëmarrësve të këtij takimi, paraqitet në mënyrë të njëanshme, duke u marrur vetëm me veprimin e z. Hajdaraj. Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani shpreh vecanrisht indinjatën e vet të thellë dhe reagon ashpër, që në këtë shkrim pa kurrfarë arsye dhe nevoje, autori duke cekur z. Blerim Hajdaraj, nuk merret vetëm me te personalisht, por me Blerimin, si djali i Smajl Hajdaraj dhe i Heroit Smajl Hajdaraj.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat