Në Olching të Bavarisë - Gjermani u festua “7 Marsi” - Dita e Mësuesit

Gjermania

Në Olching të Bavarisë - Gjermani u festua “7 Marsi” - Dita e Mësuesit

Mustafë Krasniqi Nga Mustafë Krasniqi Më 9 mars 2020 Në ora: 10:46
Në Olching të Bavarisë -

Në Olching, qytet i landit të Bavarisë në Gjermani, nën përkujdesjen e LAPSH-it u mbajt një program kulturo-artistik, për nderë të “7 Marsin”- dita e mësuesit.

Programi u hap me intonimin e himnit kombëtar, të kënduar nga nxënësit e Nyrnbergut dhe me himnin e Republikës së Kosovës, ndërsa programin e moderuan nxënëset: Rezarta Roqi dhe Eriona Lohaj, të cilat i përshëndeten të pranishëm, nxënësit, mësimdhënës, përfaqësues institucional e diplomatik, prindërit, Këshillat e Prindërve dhe kryesinë e Lidhjes së Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë në Bavari. Mirëpo, me një urat të veçantë mësueseve ju uruan „7 Marsin“- Ditën e Mësuesit, mësueseve të tyre, ku thanë: Kemi nderin të përshëndesim mësueset tona, të cilat me vullnetin dhe dashurin e tyre të madhe, për gjuhën shqipe, na bëjnë të ndihemi krenar dhe të pandashëm nga kolegët tanë të atdheut!

Më pas fjalën e mori kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj, ku pasi i përshëndeti të pranishmit, mësimdhënësve ua uroj Ditën e Mësuesit dhe ndër të tjera tha: „Të nderuar mësuese, detyra e juaj është e shenjt dhe për këtë kam nderin që ju përfaqësoj, ku në emrin tim dhe të kryesisë së LAPSH-it ju ua uroj „7 Marsit“, ditën më të çmuar dhe të dhenjt, ditën e mësuesit, nga fakti se ju po e mbani gjall ndjenjën kombëtare, përmes zërit tuaj në mësimdhënie! Po ashtu Ukaj foli edhe për epopenë e lavdishme të Jasharve. Manifestimin e përshëndeti edhe kryetarin i Fondacionit “Besa”, Anton Krasniqi, ku të pranishëm ishin edhe konsulli i Republikës së Kosovës Faket Kahtazi dhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Ibra.

Image

Programi kulturo- artistik u drejtua nga Koordinatori i LAPSH-it në Bavari, Mustafë Krasniqi dhe mësimdhënëset, Valbo Roqi e Shqipe Kolukaj, program që ishte i pasur me këngë, valle e recitime dhe pjesë teatrale të përformuar nga nxënësit e shkollave funksionale të LAPSH-it në Bavari. Mirëpo, ajo që lë të kuptoj se mërgata shqiptare është e vendosur t’i qëndroj besnik atdheut, ishte inkurajues nga fakti se flisnin me admirim për gjuhën shqipe!

Ky përkushtim i mësimdhënëseve ishte një pasqyrë shpresuese për të ardhmen, që me ngulmë do të luftojmë kundër belbëzimit, harrimit apo asimilimit të gjuhës shqipe tek fëmijët tanë mërgimtar, thanë një zëri mësimdhënëset dhe kryesia e LAPSH-it në Bavari.

Program kulturo-artistik u hapën me vallen “Vallja e Tropojës „ të vallëzuar nga nxënësit e Landaut: Eliza Jaha, Besarta Kadriu, Lorita Jaha, Roela Jaha dhe me poezinë „Shkolla shqipe“ të recituar nga Driada Rexhepi, Edona Prapashtica dhe Ilma Leka, ndërsa me këngën „Mezi presim shkollën shqipe” kënduan nxënësit e Rosenheimit, e me poezinë “7 Marsi” “flamuri” recituar nxënësit Fortesa Bytyqi dhe Lartor Tufa.

Image

Recitalin “Sofër, bukë, krip e zemër”-prformuan nxënësit: Albiona Millaku , Diar Sallauka, Laura Xhaferi, Albulena Millaku, Lorina Imeri, Leonesa Kalaviqi, Lorik Imeri, Denis Kalaviqi, Eriola Deskaj, Pulona Deskaj, Arian Xhaferi dhe Rrustem Sallauka, për të vazhduar me këngën “Marshi UÇK-së”, të kënduar nga Florin Rexhepi, Emanuel Canaj, Erlis Skenderaj, Fatlind Rexhepi, me poezinë “ku me linde nënë“ të recituar nga Leonida Gashi dhe me poezinë “Shqiponja” të recituar nga Ensar Alushaj.

Programi vazhdoj me këngën “Plagët e Lirisë” të kënduar nga Ermira Rexhepi dhe me poezitë ,,Libri“, “Alfabeti”, “Pavarësia” të recituar nga Alketa Kadriu, Alejna Zylfiu dhe Mjalta Ibrahimaj, për të vazhduar me këngën “çka ka zogu” të kënduar nga Jetmira dhe Elvira Lohaj, kurse poezitë “Mëmëdheu“ , “Librat rrinë radhë-radhë” recituan Aleksandra Duka dhe Diar Salihu.

Në mes programit kulturo –artistik Fondacioni “Besa” ndau dy mirënjohje: Për punën dhe aktivitetin e palodhshëm për shkollën shqipe dhe inciator e themelues i LAPSH-it në Bavari z.Mustafë Krasniqin ju ndau mirënjohja nga Rexhep Nikqi, kurse mirënjohja e dytë ju nda mësimdhënëses, Nife Arifi, nga Anton Krasniqi.

Programi vazhdoj tutje me vallën “Uskanës” të vallëzuar nga nxënësit e Abesbergut, për të vazhduar me poezinë “Për mësuesin”, “Gjuha jonë” të recituar nga Amar Salihu dhe Sumeja Asani recitalin “Amaneti bac u kry” recituan nxënësit e Rosenhajmit, kurse poezinë “ Ikje nga liria” recitoi Arti Gjocaj dhe me vallën “bilbili” vallëzuan nxënësit e Abesbergut. Poezinë “Nëna im“ , “Zemra e nënë Terezës” dhe “Monolog”, recituan: Nasir Beshiri, Ardiana Morina dhe Ulpiana Brajsho.

Me recitimin, këngën dhe vallën e radhës: „7 Marsi“ „Erdhi përsëri”, „Kërcejmë me fyell e çifteli”, „Oj Kosovë sa fort te dua” këngën “Thërret Prizreni“ dolën në skenë Ilma Leka dhe nxënësit e Rosenheimit, Deggendorfit: Luiza Canaj, Aulona Qeriqi, Alea Spahija, Larisa Spahija, Anisa Qeriqi. dhe Ambea Bardhoci.

Programi u përmbyll me vallen “Vallja e Kosovës” të vallëzuar nga gnxënësit e Fraisingut dhe me këngën “Me flamur në zemër“ të kënduar nga nxënësit e Rosenheimi. Këngën për mësuesen “Mësuesja ime”, “Mos ma prek UÇK-në”, “Xhamadani vija vija” dhe me “Vallja e Rugovës” këndua nxënësit e Grafingerst, Nyrnbergut. Dhe Agneta Gucati.

Koordinatori i LAPSH-it, Mustafë Krasniqi përshëndeti nxënëset që moderuan për moderimin e tyre të shkëlqyer dhe ndër të tjera tha: Të respektuar nxënës, mësimdhënës, Këshilla të Prindërve, Prindër dhe ju përfaqësues diplomatik, prania e juaj, në këtë ditë të shenjtë të mësuesit jo vetëm që e nderon mësimdhënësin, mësonjëtoren e parë, po e vejmë në rikujtesë rrugëtimin e gjatë të rilindësve, udhën e shkronjave dhe mësuesin e parë, Pandeli Sotirin!

Krasniqi falënderoj Këshillin Organizativ, mësimdhënëset, të cilat kontribuan për organizimin e programit manifestues të “7 Marsit”, kryesin e LAPSH-it, z. Ukaj, Hotin, Kolukaj, të cilët me punën e tyre vullnetare po përballen me sfida të ndryshme, deri te arritja e suksesit në hapjen e klasave, rritjen e numrit të nxënësve dhe sensibilizimin e shkollës shqipe tek bashkëkombësi ynë mërgimtar, që jeton dhe vepron në Bavari! Po ashtu e falënderojë edhe Fondacionin “Besa”, kryesisht kryetarin Anton Krasniqin, që në hapa të parë mbështeti nismën e LAPSH-it, si dhe i falënderojë konsullatat shqiptare në Mynih, të cilat po i japin një përkrahje morale LAPSH-it. Krasniqi kërkojë nga dy shtetet shqiptare të jenë më të përkushtuara në këtë drejtim për shkollën shqipe në mërgatën tonë shqiptare, që të mos e anashkalohet, sepse ky anashkalim jo vetëm që do të jetë i dhimbshëm për vetë mërgatën shqiptare, po njëkohësisht do të jetë një humbje e madhe për kombin. Ngaqë historia e kaluar, sa e lavdishme aq edhe e dhimbshme po përsëritet tek brezat e fëmijëve tanë mërgimtar.

Fatkeqësisht edhe sot brezi i dytë ka filluar ta belbëzoj, apo të harrojë gjuhën e bukur, gjuhën shqipe, për të mos thënë po shkon drejtë asimilimit! Gjë që për fat të keq kjo dukuri e shëmtuar, me apo paqëllim është e pranishme dhe shumë e rrezikshme te mërgata jonë. Andaj ju Këshilla të Prindërve, prindër e përfaqësues diplomatik, sëbashku të veprojmë në vetëdijesimin e mërgatës, për shkollës shqipe dhe ta gjejmë emëruesin e përbashkët sa nuk është vonë, ngaqë e vetme LAPSH-ja e ka të vështirë për të arritur këtë aspiratë, rritjen e numrit të nxënësve dhe hapjen e klasave të reja thotë Krasniqi.

Pas programit kulturo-artistik kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj, nënkryetari z. Selim Hotin, sekretari Avdi Kolukaj, arkatari Rexhep Nikqi dhe Koordinatori, Mustafë Krasniqi ju dhuruan mësimdhënësve nga një buçet lulesh. Po ashtu Ukaj falënderoj edhe Ministrin e Diasporës e cila për këtë eveniment dhuroi një donacion mjete financiar. Programin e ndoqi edhe gazetari i RTK-së Islam Haxhija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat