Stadiumi i futbollit në Gjermani, qendër trajtimi për koronavirus

Gjermania

Stadiumi i futbollit në Gjermani, qendër trajtimi për koronavirus

Nga: E.B Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:08
Stadiumi

Stadiumi më i madh i futbollit në Gjermani - stadiumi Westfalen - do të jetë një qendër trajtimi për koronavirus duke filluar nga nesër, konfirmoi ekipi i futbollit Borussia Dortmund në një deklaratë.

"Duke filluar nga nesër, e shtunë, përqendrimi në zonën e stendës veriore të SIGNAL IDUNA PARK nuk do të jetë në futboll, por në trajtimin e rasteve të dyshuara të koronavirusit dhe pacientëve me simptoma përkatëse," thuhet në deklaratë.

Drejtorët administrues të Dortmundit Hans-Joachim Watzke dhe Carsten Cramer thanë se objekti është një vend ideal për të ndihmuar në mënyrë aktive njerëzit.

Sipas deklaratës stadiumi është vend shumë i përshtatshëm për trajtimin e të infektuarve me koronavirus ose atyre të cilët ankohen për simptoma si ethe apo problem me frymëmarrje.

Klubi tha se transformoi stadiumin në lidhje me shërbimin lokal të kujdesit shëndetësor në North Rhine-Ëestphalia, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat