Ekonomia e Gjermanisë pritet të tkurret për 6.5 për qind

Gjermania

Ekonomia e Gjermanisë pritet të tkurret për 6.5 për qind

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:42
Foto Ilustrim

Këshilli i këshilltarëve ekonomikë të qeverisë gjermane kanë thënë se ekonomia e vendit pritet të tkurret për 6.5 për qind gjatë këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke shtuar se rënia do të vazhdojë, nëse numri i rasteve të virusit rritet.

“Pandemia e koronavirusit pritet ta shkaktojë rënien më të madhe të ekonomisë së Gjermanisë që nga themelimi i Republikës Federale. Megjithatë, ne presim që rimëkëmbja të fillojë gjatë verës”, tha kryetari i këtij këshilli, Lars Feld.

Ky këshill tha se pret një rimëkëmbje të ngadalshme në pjesën e dytë të vitit, ndërsa prodhimi vendor është parashikuar të rritet për 4.9 për qind vitin e ardhshëm, shkruan “Reuters”.

“Kjo nënkupton se GDP-ja ndoshta nuk do të kthehet në nivelin që ka qenë para pandemisë më së shpejti deri në vitin 2022”, thuhet në deklaratën e këshilltarëve ekonomikë, ku shtohet se masat stimuluese të qeveritë pritet ta përkrahin rimëkëmbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat