Konsulli i përgjithshëm, Afrim Nura, vizitoi BPSH “Akademik Mark Krasniqi”

Gjermania

Konsulli i përgjithshëm, Afrim Nura, vizitoi BPSH “Akademik Mark Krasniqi”

Nga: Maxhun Smajli Më: 8 shtator 2020 Në ora: 18:59
Afrim Nura

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, të cilën, shteti gjerman e njohu pas tri ditësh, në Gjermani u hapen disa përfaqësi diplomatike e konsulore. Përveq Ambasadës së Republikës së Kosovës, në Berlin, përfaqësi diplomatike e konsulore u hapen në Frankfurt, Munih dhe Stuttgart.

Konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Munih, që drejtohet nga z. Afrim Nura, Konsull i përgjithshëm, mbulon Bavarinë dhe Tyringenin, ku në këto dy republika jetojnë e punojnë rreth 200.000 shqiptarë.

Konsulli i përgjithshëm, z. Afrim Nura, përveq sherbimeve obligative për qytetarët kosovarë, punën e tij e ka orientuar edhe në tri kahe tjera; në ngritjen e urave të bashkëpunimit mes afaristëve kosovarë dhe atyre gjermane në Bavari e Tyringen, krijimin e marrëdhenieve diplomatike dhe në integrimin e popullatës kosovare në shtetin ku jetojnë.

Një bashkëpunim të mirë e ka krijuar edhe me shoqatat kulturore, humanitare e afariste, si dhe me institucionet arsimore që veprojnë në këto dy republika. Në vazhdën e takimeve me qytetarët kosovarë dhe përfaqësuesit e shoqatave dhe institucionëve kosovare në këto dy republika, ishte edhe vizita që ia bëri BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting, të Bavarisë së Poshtme.

Në bashkëbisedim me themeluesin dhe drejtuesin e kësaj biblioteke, gazetarin, Maxhun Smajli, z. Nura, u njoftua për të arriturat pesëvjeqare të bibliotekës, si në aspektin arsimor, poashtu edhe në atë humanitar. Gjithashtu, u njoftua edhe për synimet e saja në të ardhmën. Në ndarje, Konsuli i përgjithshëm, z. Afrim Nura, premtoi se kjo bibliotekë do ta ketë edhe mbështetjën e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Munih.

Image         
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat