Nika: Përgëzime për fitoren spektakolare të Besnik Kelmendit, kjo forcon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë

Gjermania

Nika: Përgëzime për fitoren spektakolare të Besnik Kelmendit, kjo forcon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë

Nga: N. H Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:17
Besnik Kelmendi dhe Bedri Nika

Kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka përgëzuar Besnik Kelmendin për fitoren spektakolare në zgjedhjen - Deputet në Këshillin e Integrimit në Asamblen e Essen, Gjermani.

Nika thotë se kjo fitore e Kelmendit forcon edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ja shkrimi i tij:

Përgëzime për fitoren spektakolare në zgjedhjen - Deputet në Këshillin e Integrimit në Asamblen e Essen, Gjermani.

Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona, Kosovën dhe Gjermaninë. Por, mbi të gjitha, kjo tregon se shqiptarët në Gjermani janë një komunitet i integruar dhe kontribuues në proceset, sukseset dhe sfidat me të cilat përballet shoqëria gjermane.

Shoku im Besnik, urime!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat