Nëndega e LDK-së në Bavari, krahu i dr. Ibrahim Rugovës, shpall anëtar turpi ish – kryetarin Isa Mustafa

Gjermania

Nëndega e LDK-së në Bavari, krahu i dr. Ibrahim Rugovës, shpall anëtar turpi ish – kryetarin Isa Mustafa

Nga: Maxhun Smajli Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:21
Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës

Nëndega e LDK-së në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, vlerëson se pas ikjes së turpshme të Isa Mustafës dhe emërimit të Lumir Abdixhikut, në krye të LDK-s, anëtarësisë së kësaj partie po i kthehet besimi dhe shpresa, sidomos pas vendimit të Kryesisë së LDK-s, për të mbështetur Vjosa Osmanit për presidente.

Në takimin virtual të radhës, Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Rugovës, përshëndet vendimin e qëlluar të Kryesisë së LDK-s, për të marrë pjesë në Kuvend dhe votimin e Vjosa Osmanit, presidente.

Nëndega e jonë, konstaton se ky veprim i Kryesisë është një rikthim në damarin e LDK-s rugoviane. Në të njëjtën kohë një goditje për ata që guxuan ta damtojnë LDK-në deri në këtë masë.

Po, në këtë takim virtual, Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Rugovës, unanimisht, ish kryetarin e LDK-s, Isa Mustafën, e shpall anëtar turpi i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat