Në fillim të majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e obdukcionit u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruan "BILD".
Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46 vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19 vjeçarit. Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj.
Policia gjermane bën me dije se motivi i vrasjes është çështje private mes dy personave./Bota sot