Reportazh nga vizita e Don Dr. Lush Gjergjit në mesin e mërgimarëve shqiptarë në Gjermani - Bota Sot
Reportazh nga vizita e Don Dr. Lush Gjergjit në mesin e mërgimarëve shqiptarë në Gjermani

Gjermania

Reportazh nga vizita e Don Dr. Lush Gjergjit në mesin e mërgimarëve shqiptarë në Gjermani

Nga: Lon Karrica Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:19
Aktiviteti kulturor dhe kombëtar i mërgimtarëve në Gjermani

Famullia  Katolike Shqiptare e Shejta „Nana Tereze“ në Stuttgart , ishte e nderuar që këto ditë që kaluan, të kishte mysafir Vikarin gjeneral të Ipeshkvisë së Kosovës Prizren- Prishtinë Don Lush Gjergjin ose thënë ndryshe njeriun e dytë në këtë Ipeshkvi.

Qellimi i kësaj vizite ishte kremtimi i 550 Vjetorit të vdekjës së Kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti dhe 90 vjetori i nisjes si Misionare e Shejtës sonë Nana Tereze si dhe vizitë  Famullisë sonë dhe mërgimtarëve nga Kosova dhe trojët etnike shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Stuttgart me rrethinë .

Ardhja e Don Lushit në mesin tonë, për  ne mërgimtaret është një freski shhpirterore dhe ripertrirje kombëtare dhe fetare.

Me ardhjën e Don Lushit, Këshilli i Famullisë u mblodh në një darkë pune dhe përcaktoj axhendën dhe programin e vet të punës.

Me 1 nëntor, është festë e urdhnueme në Gjermani. Në kalendarin fetar dhe shtetëror, kjo ditë kremtohët si Dita e të vdekurve, Dita e të shumtëve, Dita kur i përkujtojmë të dashurit tanë që nuk janë ma në këtë jetë. Dita e përkujtimit për ta ose Dita e të gjithë Shejtërve (Alle Hielige ). Në këtë ditë u tha Mesha Shejte e mbajtur nga Don Lushi dhe Famullitari Don Albert Krista.

Don Lushi  pat një takim me interes  të veçantë me mërgimtarët dhe përfaqësuesit e Klubeve, Shoqërive dhe Shoqatave kulturore shqiptare që veprojnë në Stuttgart dhe rrethinë. Interesimi i mërgimtarëve ishte i jashzakonshëm për  ti ndëgju falët, diskutimet dhe këshillat e tij.

Don Lushi si gjithmon me sensin pozitiv u mundua të na spjegoj dhe ndihmoj me keshilla se si te jemi shumë afër njeri me tjetrin dhe të bashkuar,ta ruajmë gjuhen, kulturën ,rrëjnët tona dhe ta kultivojmë dashurinë vëllëzërore dhe familjare për njëri tjetrin.

Pas këti takimi Don Lushi së bashku me Famuullitarin Don Albertin celebruan Meshën Shejte e cila në Stuttgart është e rregullt për çdo të diele dhe festa ne orën 12:00.

Në predikimin e tij Don Lushi foli shumë për rëndësin e ruajtjës së traditës kombëtare dhe fetare. Posaqerisht për ruajtjen dhe dashurinë familjare. Të ketë në zemrat tona dashuri për prindin per bashkëshortën dhe për fëmijt si dhuratë e Zotit. Poashtu apelojë tek ne që të jemi sa ma të bashkuar dhe të kontribojmë pozitivisht për ti ndihmuar të varfërit e sidomos për ti ndihmuar vendlindjës prej nga ne vijmë sepse nga aty ne i kemi rrënjët tona.

Pas kësaj Meshe ishte caktuar edhe Mesha në München në orën 18.00 në të cilën murën pjesë një numër i madh mërgimtarësh pa dallim besimi. Edhe aty Don Lushi shkëlqeu me oratorinë e vet si të Aristotelit, duke thënë se „Trashigimia jonë është Pellazgo-Iliro-Arbërore dhe sot  Shqiptare“. Ta dijmë dhe të vetdijsohëmi për këtë fakt të vërtetë historik.

Të shtunën me 03.11.2018, Don Lushi së bashku me Don Albertin dhe disa mërgimtarë, ishin të ftuar në“ Darkën e Lamës“ që organizohët  tashma tradicionalisht nga Shoqata Kulturore Shqiptare „BEKIM BERISHA-ABEJA“  në Moosburg afër Münchenit.

Ishte një rast i shkëlqyesdhëm për mërgimtarët në Gjermani që të takohën , të bisedojnë për së afërmi, të fotografohën  dhe të marrin bekimin për jetën, nga një njeri,dëshmitar i kohës, dëshmitar dhe pjesmarrës  në shumë ngjarje vendimtare për Kosovën dhe popullin e saj shqiptar.

Në Darkën  e Lamës , traditë kjo mbi 2000 vjeqare e shqiptarëve, të cilën na qiti ndër mend dhe e ripërtriu , na la amanet Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Don  Lushi e bekojë Sofrën  me të gjitha të mirat që i fal Zoti për njeriun. Me oratorinë e tij, me tipare të Aristotelit,foli për rëndësinë e ruajtjeve të traditave tona shekullore, pasuri që kemi ne shqiptarët, që nuk e kanë popujt tjerë.

Masa e madhe ,Intelektual të ardhur nga krejt Europa nga Parisi ,Zvicrra, Suedia,Belgjika Italia dhe Gjermania ishin të impresionuar nga fjalët e zgjedhura te Don Lushit. Por vlen të theksohët se edhe Don Lushi ishte shumë i mallëngjyr për mënyrën e festimit e posaqerisht nga grupet e fëmijëve që vallzoni valle shqipe recitonin etj. Poashtu vlenë të theksohet se ky ishte një eveneiment i mrekullueshem që i nderojmë  traditat tona kombëtare e posaqerisht nderojmë figurat  kombëtare siq janë  Gjergj Kastrioti, Nena Tereze, Presidenti Ibrahim Rugova ,Bekim Berisha Abeja etj. Me keto figura dhe Tradita tona dëshmojmë se jemi popull i lashtë me tradite të lashtë dhe kulturë të lartë dhe emancipim europian. Moderimi dhe udhëheqja  e Darkës së Lamës u bë nga poeti Mentor Thaqi I cili në mënyrë origjinale dhe të shkëlqyeshme  lente një përshtypje imresionuese.

Në mbramje ,në ora 19:00 filloj ceremenojia e manifestimit të 550 vjtorit të vdekjës  së Heroit tone Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skenderbeut në Stuttgart ku nikoqir ishte Famullia Katolike Shqiptare e Shejta Nana Tereze me shfaqjen e filmit dokumentar mbi historinë e Gjergj Kastriotit Skenderbeu.

Mbas Filmit kishte Tribune bashkebisedimi rreth figures madhore të Gjergj Kastriotit dhe pyetje e pergjigje rreth aktualitetit tonë shqiptar.

Vlenë të  theksohet se salla ishte përplot dhe interesimi në bashkebisedim aktiv nga shqiptaret e gjitha viseve tona ishte shumë i madh.

Të dielën në  orën 12:00 Don Lushi Celebroj Meshën Shejte në Kishën e  Shën Konradit  në Stuttgart e cila ishte e mbushur përplot me besimtarë dhe të interesuar tjerë. Aty ishte Konsulli i Republikës se Kosovës në Stuttgart, ishin edhe  aktivist të shoqatave ,njerz të vullneti të mirë.

Don Lushi në predikimin e tij, na këshilloj të jemi gjithonë  njeri pranë tjetrit siq ishim me shekuj. Ta marrim shembullin e Gjergj Kastriotit i cili ishte edhe i takon diaspores siq jemi edhe ne, por ky la gjitha të mirat që i kishte në Stamboll  dhe ju  kthye rrënjëve të veta ,popullit të vet dhe e bashkoj popullin dhe Shqipërinë e cila ishte e coptuar në principata dhe  çliroj Shqiperinë nga një perandori e fuqishme e kohës. Për 25 vite rresht Gjergj Kastrioti mbrojti vendin e vet dhe doli fitues në të gjitha betejat me pushtuesin otoman. Don Lushi tha se Gjergj Kastrioti nuk ishte vetem luftetar por në radhë të parë ishte kombëtar ,ishte patriot ,ishte strategy, ishte diplomat dhe Burrë Shteti, ma i madhi I të gjitha kohërave. Ai e ndërtoj Arbërinë dhe mbrojti  krishterimin europian. Shembullin e Kthimit të Gjergj Kastriotit ta marrim edhe ne duke u kthye që të investojmë e ta ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin tonë.

Pas Meshes dhe Akademise, Misioni Katolik dhe këshilli i sajë kishte  përgatitur një koktej rasti ku secilit pjesmarrës ju mundesua të bashkëbisedoj direkt me Don Lushin. Kishte Familje te tera qe kerkonin Bekimin nga Don Lushi siq ishte rasti i familjës Flori Luzhica e shumë tjera që kishin ardhë nga Franfurti e ma large.

Pershtypja e mergimtareve ishte se ardhej a don Lush Gjergjit per ne sjelli nje freski dhe Ushqim Shperteror dhe ngjalli ndjenjat tona Kombetare dhe fetar per fe dhe atdhe.

Pas meshës ishim të ftuar nga Konzulli i Republikës së Kosovës Zoteri Blerim Canaj se bashku me Don Lushin edhe disa  veprimtarë përfaqësues të shoqatave të ndryshme kulturore dhe  nga Shtuttgarti siq janë Zef Prenka, Vitor Spaqi, Engjell Krasniqi. Ndërsa në mbramje Don Lushi së bashku me Don Albertin vizituan disa familje me nevoja të posaqme.

Pra Don Lushi Gjergji erdhi ,na vizitoj dhe shkoj te  por ne mërgimtarët që patëm nderin ta shoqërojmë, jemi ripërtrir shpirterisht, moralisht, kombëtarisht dhe fetarisht.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera