Tronditet Berlini, shqiptari vritet me plumb në kokë në derën e shtëpisë

Gjermania

Tronditet Berlini, shqiptari vritet me plumb në kokë në derën e shtëpisë

Nga: Bota Sot Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin, kryeqytetin gjerman. Një shqiptar u vra rrugës për tek familja e tij.  Blendi G, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin.

Ai po kthehej në shtëpi pas një feste. 200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje. Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.

Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur. ‘Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’. Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar.

Blendi G. jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë. Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.

Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë.’Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste,’ tha ai.

***

Një shtetas me origjinë shqiptare është ekzekutuar në pragun e shtëpisë së tij në Berlin të Gjermanisë. Sipas medieve gjermane, raportohet se shtetasi me origjinë shqiptare i cili është ekzekutuar në pragun e shtëpisë emëri i tij është Blendi G.

Siç mëson gazeta “Bota sot”, Blendi G ishte 47 vjeçar. Ndërsa në Gjermani ka qenë punëtor sigurimi, në një dyqan të markës së njohur “Boss”.

Rasti i krimit makabër mësohet se ka ndodhur afër shtëpisë së Blendit, të cilën e kishte jo më shumë se 200 metra. Ndërsa raportohet se sipas dëshmitarëve se një njëri me një pulovër të bardh i ka dal nga një skaj i rrugës viktimës dhe ka hapur zjarr në drejtim të 47 vjeçarit.

Image

 

***

Një shtetas me origjinë shqiptare është ekzekutuar në pragun e shtëpisë së tij në Berlin të Gjermanisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Image
Blendi G 47 vjeçar

Gazeta gjermane Bild shkruan sot se i vrarë ka mbetur një 47 vjeçar shqiptar, ndërsa emrin e tij nuk e kanë bërë të ditur ende.

Sipas hetimeve të policisë, rezulton se personi që ka kryer krimin është një tjetër shqiptar në moshën 60 vjeçe. 47 vjeçari është qëlluar me plumb në kokë fillimisht dhe më pas me disa të tjerë në trup.

Arsyet që kanë sjellë krimin e rëndë nuk janë ende të qarta për hetuesit, ndërsa policia është në kërkim të autorit.

Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat