Hahn mund të përballet me drejtësinë, pas kërkesës që bëri për ta ndihmuar Serbinë - Bota Sot
Hahn mund të përballet me drejtësinë, pas kërkesës që bëri për ta ndihmuar Serbinë

Gjermania

Hahn mund të përballet me drejtësinë, pas kërkesës që bëri për ta ndihmuar Serbinë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 22:28
Johannes Hahn

Fondacioni “Besa” që përfaqëson 110 biznese në Gjermani, i ka dërguar një letër komisionerit Johannes Hahn, përmes së cilës i ka kërkuar që ta rimendojë vendimin e tij për ta ndihmuar Serbinë.

“I nderuari z. Hahn, pasi që u informuam nga shtypi kosovar në lidhje me mbështetjen financiare me taksat tona që i keni ofruar Serbisë, në tatimpaguesit bavarez kërkojmë nga ju sqarim të menjëhershëm:

- Sipas cilit vendim të Komisionit Evropian keni vendosur të ndihmoni shtetin serb?

- Sipas cilit rregull themelor keni marrë një vendim të tillë?”, thuhet në letrën e Fondacionit “Besa”.  

Fondacioni e ka lutur komisionerin që ta rimendoi këtë vendim, duke u sjellur kujdeseshim me taksat e tyre.

“Këtë u kërkojmë në emër të 110 kompanive bavareze me 3500 punëtorë. Kërkojmë një përgjigje të menjëhershme, natyrisht se do të mjaftonte një deklaratë për media, apo të na e ktheni një përgjigje. Ne jemi duke e menduar një padi kundër këtij vendimi pranë Gjykatës Administrative Evropiane për rishikim dhe kyqjen investigative të shtypit gjerman”, thuhet në letrën e dërguar nga Ilir Seferi në emër të Fondacionit “Besa”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...