“Pak nga ne, shumë për ata”, nëna e pesë jetimëve bëhet me banesë

Gjilani

“Pak nga ne, shumë për ata”, nëna e pesë jetimëve bëhet me banesë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:21
Haziri, ia ka dhuruar çelësat e banesës familjes gjashtë anëtarëshe të Ismaile Buqajt

Në prag të ndërrimit të motmotit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dhuruar çelësat e banesës familjes gjashtë anëtarëshe të Ismaile Buqajt.

Ai me këtë rast se ndihet mirë që kjo familje më nuk do ta ketë problemin e banimit.

“Jam i lumtur që në prag të Vitit të Ri, e kemi bërë me banesë të re familjen e Ismaile Buqajt, në kuadër të aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”. Është nënë vetushqyese, e cila po i rritë pesë jetimë, ndërsa njërin djalë e ka me nevoja të veçanta. Besojmë se do të arrijmë t’i zgjidhim problemet e banimit social, duke iu qëndruar afër edhe me dhurata dhe bursa për shkollim për fëmijët e tyre”, tha Haziri.

Ndryshe, pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat