Në Gjilan nis "Flaka e Janarit 2019"

Gjilani

Në Gjilan nis "Flaka e Janarit 2019"

Më: 11 janar 2019 Në ora: 06:48
Flaka e Janarit

Sot në Gjilan fillon manifestimi kulturor mbarëkombëtar "Flaka e Janarit 2019".

Ky është edicioni i 28-të, që organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që u kushtohet të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri. 

Agjenda e aktiviteteve:

Ora 10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët e shtatoret në qytet, 

Ora 10:30 - Vizitë në Kazermën e FSK-së në Gjilan, 

Ora 11:00 - Vizitë në familjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës,

Ora 17:00 - Ndezja e flakadanit të "Flakës...", para shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat