Policia: Dyshohet se burri nga Gjilani kreu vetëvrasje në Livoç

Gjilani

Policia: Dyshohet se burri nga Gjilani kreu vetëvrasje në Livoç

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -Mbrëmjen e së shtunës, në liqenin e fshatit Livoç të Gjilanit ka rënë një 53-vjeçar. Sot është gjetur trupi i pajetë i tij, ndërkaq policia thotë se dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Zëdhënësi i Policisë për Rajnonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Express se të shtunën rreth orëqs 18:00 një veturë e hapur është gjetur pranë Pendës së  fshatit Livoç i Epërm. Fillimisht është dyshuar se personi mund të ketë rënë në liqen.

“Policia e Kosovēs me urgjencë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga indicjet e para ka pas dyshime se personi mundë të ketë rënë në liqen. “Janë thirrur njësitet e hetimeve rajonale, bashkë me prokurorin e shtetit, si dhe njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Për shkak të kushteve jo të përshtatshme errësirë e thellë janë ndërprerë kërkimet, për të filluar sot nga orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Hashani

Hashani ka theksuar se njësitet për shpëtim të FSK’së e kanë gjetur mëngjesin e sotëm trupin e pajetë të 53-vjeçarit, ndërkaq vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë.

“Njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-se rreth orës 10:25 kanë arritur ta nxjerrin nga vendi ku dyshohej se ishte fundosur trupi i pa jetë i personit Shqiptar shtetas i Kosovës, (1966), me banim në Gjilan, që dyshohet të ketë bërë vetëvrasje duke renë në ujërat e liqenit.  Prokurori i shtetit ka urdhëruar që për momentin rasti të cilësohet "vdekje e dyshimtë", gjersa trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në IML ne Prishtinë. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar për rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka theksuar Hashani.

Policia jep detaje për personin që u gjet në liqenin e Livoçit

Personi që është gjetur i vdekur në ujërat e liqenit të Livoçit në Gjilan është një burrë 66-vjeçar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas zyrtarit të Policisë, viktima është 66-vjeçari E.Sh.

Trupi i viktimës është gjetur në ujërat e liqenit të Livoçit.

Në operacionin e kërkimit të viktimës kanë marrë pjesë njësi të Policisë, të KFOR-it dhe zhytësit e FSK-së.

Për shkak se liqeni i Livoçit është i ngrirë, zhytësit janë detyruar ta thyejnë akullin për t’u zhytur në ujë.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, tha më herët për kallxo se mbrëmë ishte gjetur një veturë me dyer të hapura buzë liqenit.

Për shkak të motit të ligë, operacioni ishte ndërprerë mbrëmë për të vazhduar sot.

Njësitë e Policisë, FSK-së dhe KFOR-it kishin vendosur shirita të sigurisë rreth zonës.

Pas gjetjes së trupit të viktimës, të gjitha ekipet e përfshira në operacion janë larguar nga zona.

Image

Detaje nga vdekja e 52 vjeçarit në liqenin e Livoçit

Mjekësia ligjore ka mbërritur në Liqenin e Livoçit për të marr trupin e pajetë të 52 vjeçarit.

Trupi pajetë i E.SH nga Gjilani, i moshës 52 vjeçare është gjetur në orën 10:25, thanë burime të PK-së.

***

Personi i gjinisë mashkullore që dyshohet se ka rënë dje në liqenin e Livoqit është gjetur.

Mediat vendore, bëjnë me dije se ai është gjetur pas kërkimeve që kanë vazhduar diten e sotme.

“Po, është gjetë trupi i pajetë i 53 vjeçarit. 

***

Ende nuk dihen gjurmët e një 53-vjecari nga Gjilani. Ai është zhdukur që nga dje. Ndërkohë që ka dyshime se mund të ketë rënë në liqenin Livoç të Gjilanit. Policia bashkë me ekipet e shpëtimit të FSK’së janë në vendin e ngjarjes duke e kërkuar kështu personin e zhdukur. Ndërkohë që vetura e tij është gjetur buzë pendës së Liqenit.

Lajmin për zhdukjen dhe kërkimet e 53 vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në ora 18:00 ne mbrëmë kemi kemi marrë informatën se një veturë me çelsa gjendet afër pendës së Livoqit. Ka dyshime se një person ka mundur të bjerë në pendë Zhytësit edhe FSK’së dhe edhe njësitë tjera janë në vendin e ngjarjes. 

Kërkimet nga zhytësit tashmë kanë filliar. Mbramë janë ndalur për shkak të kushteve, ndëkrohë që këkrimet kanë vazhduar sot në  mëngjes”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat