Rrahjet në Partinë Demokratike të Kosovës, në Gjilan nuk kanë të ndalur.
Gjatë natës së mbrëmshme, janë rrahur me thika në Kuvendin e PDK-së në Gjilan, anëtarët e kësaj partie, merr vesh gazeta “Bota sot”.
Rrahja ka ndodhur në lagjen e 8 ku edhe u ndërpre Kuvendi i zgjedhjeve nga njerëzit e degës dhe qendrës së PDK-së.
Pjesëmarrës ishin mbi 200 njerëz.
Një burim i gazetës “Bota sot”, i cili ishte prezent aty, tregon se, në Kuvendin e PDK-së kanë ardhë disa persona dhe e kanë sulmuar një person tjetër, derisa e kanë qit në tokë.
Sipas dëshmitarit, aty janë përfshirë dy grupe, të cilat janë të ndara në PDK.
“Njerëzit e Sahitit kanë ardhë dhe e kanë sulmua një aktivist të lagjes, Nexhatin, i cili është përkrahës i Qemajl Mustafës”, ka treguar burimi.
Kujtojmë se në Gjilan, disa herë kanë ndodhur sulme të tilla ndërmjet anëtarëve të PDK-së.
A po fillon përçarja e madhe në PDK me Gjilanin?