Kush është mjeshtri në Gjilan që i riparon dronët?   

Gjilani

Kush është mjeshtri në Gjilan që i riparon dronët?   

Nga: Ilmi Musliu Më: 18 korrik 2019 Në ora: 09:47
Shyqeri Sahatçiu

Interesimi për përdorimin e dronëve për nevoja të ndryshme, përfshirë edhe ato komerciale, si kudo nëpër botë, po rritet çdo ditë e më tepër edhe në Kosovë.

Kushtet e përdorimit të dronëve janë të përcaktuar me një rregullore të veçantë edhe në Kosovë. Rregullorja nuk zbatohet për dronët që kanë masë operimi më të vogël se 0,5 kg, shpejtësia maksimale ajrore e tyre nuk kalon 20 m/s, lartësia maksimale është deri në 30 m dhe të tjera.

Por, përdoruesit e dronëve, pos për anën rregullative, kanë nevojë edhe për servisimin dhe mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve fluturuese, të cilat, varësisht prej llojit dhe kapacitetit që kanë, nuk janë edhe aq të lira për t`u blerë.

Në Kosovë, tashmë është lajmëruar mjeshtri i parë i dronëve dhe ai është Shyqeri Sahatçiu në Gjilan.

Shyqeriu, i cili merret me rregullimin e orëve, celularëve, aparateve fotografike dhe pajisjeve tjera mekanike dhe elektronike, thotë se ka filluar t`i riparojë edhe dronët dhe pos që ka njohuri të mjaftueshme për mënyrën e funksionimit të tyre, ai ka edhe pjesë rezervë, të cilat duhet të ndërrohen tek një fluturake e tillë, kur është e nevojshme për të mënjanuar një defekt.

Pra, poseduesit dhe përdoruesit e dronëve, nuk kanë nevojë t`i hedhin këto pajisje fluturuese, nëse kanë ndonjë defekt, sepse ato mund t`i riparojnë pa asnjë problem mjeshtri Shyqeri Sahatçiu, i cili, pos orëve të vjetra e të reja dhe pajisjeve tjera mekanike e digjitale, mund t`i “ringjallë” edhe dronët dhe t`i aftësojë ata që të ngrihen prapë në ajër.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat