Nisma në Gjakovë: 6 tetori kthesë e shpresës për qytetarët - Bota Sot
Nisma në Gjakovë: 6 tetori kthesë e shpresës për qytetarët

Gjilani

Nisma në Gjakovë: 6 tetori kthesë e shpresës për qytetarët

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:39
Pamje nga takimi

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mbajtur takim me strukturat e partisë në këtë qytet, ku diskutimi i këtij takimi ishte mobilizimi për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Të pranishëm në këtë takim me strukturat e degës së Gjakovës ishin edhe ish-deputeti, njëherësh anëtar i kryesisë, Haxhi Shala dhe kolegë tjerë të kryesisë në qendër, Gezon Berisha, Çerkin Dukolli, Ragip Shala.

Sipas një komunikate, në këtë takim u konfirmua nga të gjitha strukturat e Nismës në Gjakovë se janë bërë të gjitha përgatitjet që Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje të arrijë fitore me kandidatin për kryeministër, liderin Fatmir Limaj.

Ish-deputeti Haxhi Shala ka kërkuar mobilizim të strukturave të Nismës në Gjakovë për zgjedhjet e 6 tetorit, në mënyrë që Nisma të dalë e suksesshme.

Gjithashtu u tha se 6 tetori do të jetë kthesë e shpresës për qytetarët e Kosovës, pasi Nisma ofron program të qartë politik, ekonomik dhe social.

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka theksuar se si asnjë herë më parë Nisma Socialdemokrate me liderin e saj Fatmir Limaj po hynë fuqishëm e konsoliduar dhe e mobilizuar jo vetëm në Gjakovë por në të gjitha komunat për fitoren e madhe me partnerët e saj AKR-në dhe PD-në.

“Kohëve të fundit në degën e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ka pasur ardhje të kuadrove të ndryshme që kanë shprehur dëshirën që angazhimin e tyre politik ta bëjnë te Nisma, duke e konsideruar si forcë politike e cila u jep hapësirë dhe angazhim për punë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se Dega e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ka unitet të plotë në zhvillimin dhe rritjen e partisë.

“Vetëm kështu të bashkuar mund të arrijmë fitore. Më 6 tetor qytetarët e Gjakovës dhe mbarë Kosovës duhet të mbështetin vizionin tonë socialdemokrat”, ka thënë Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...