Lutfi Haziri me fjalë prekëse për vdekjen e gazetares së RTK-së - Bota Sot
Lutfi Haziri me fjalë prekëse për vdekjen e gazetares së RTK-së

Gjilani

Lutfi Haziri me fjalë prekëse për vdekjen e gazetares së RTK-së

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:01
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve, Sylejmani e Bllaca.

Haziri ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Sylejmanit.

” Ardita do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë, mbi të gjitha, për trajtimin e temave në mënyrë objektive”, ka shkruar ai.

Ja telegrami i plotë:

“Të nderuara familje Sylejmani e Bllaca,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së njohur të RTK-së, gjilanases sonë, Ardita Sylejmani.

Ardita do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë, mbi të gjitha, për trajtimin e temave në mënyrë objektive

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Sylejmani e Bllaca, kolegëve gazetarë dhe të gjithë farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...