Alternativa në Gjilan i është bashkuar Nismës për Kosovën. Kryetari i degës së Alternativës, Alfred Halili me gjithë strukturat e kësaj partie në Gjilan janë shkrirë në subjektin politik NISMA Socialdemokrate.
Kjo ngjarje ka ndodhur sot, e ku i pranishëm ishte sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ministri në detyrë Endrit Shala dhe Valdete Bajrami ndër themelueset e para të kësaj partie, njëherit drejtuese e forumit të gruas së Nismës.
Nismës Socialdemokrate së fundmi i janë bashkuar personalitete të shumta, të cilët po gjejnë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre profesional e politik.