Drejtoresha rajonale e policisë, takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve

Gjilani

Drejtoresha rajonale e policisë, takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 20:02
Pamje nga takimi

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku së bashku me nënkolonel Jeton Rexhepin si dhe Fejzullah Mustafën nga Ministria e Infrastrukturës kanë takuar të premten në Gjilan drejtoreshën rajonale të Policisë në Gjilan Elmina Mahmuti.

“Sot së bashku me nënkolonelin Jeton Rexhepi si dhe Fajzullah Mustafën nga Ministria e Infrastrukturës takuam drejtoreshën rajonale të Policisë në Gjilan. Gjatë takimit me të ne veçanti biseduam për numrin e madhe të automjeteve të paregjistruara si dhe rritja e vazhdueshme rasteve më lëndime të lehta dhe rënda trupore. Për të ndikuar sado pakë në uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, por edhe atyre me lëndime të lehta dhe renda sot kem nisur kampanjën në gjithë në Gjilan e deri më 15 nëntor kur edhe do të behët mbyllja saj do të vazhdojmë nëpër gjithë qendrat e Kosovës” ka shkruar në rrjetin social Facebook drejtori i Shoqatës së Sigurimeve Sami Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat