E bëjnë të miturin për spital, arrestohen dy persona në Gjilan

Gjilani

E bëjnë të miturin për spital, arrestohen dy persona në Gjilan

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 13:22
Qyteti i Gjilanit

Policia ka arrestuar në Gjilan dy persona të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një djalë të mitur

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan, ku të dyshuarit, njëri prej tyre i mitur, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën po ashtu të mitur.

“Dyshohet se rasti ka ndodhur pasi që të dyshuarit kanë pasur një mosmarrëveshjen më herët me viktimën. Gjatë rrahjes i dyshuari e kishte goditur viktimën me mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, theksohet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin prokurori kujdestar ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarve, të cilët janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat