​Komuna e Gjilanit apelon për respektim të masave mbrojtëse antiCOVID-19

Gjilani

​Komuna e Gjilanit apelon për respektim të masave mbrojtëse antiCOVID-19

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:30
Pamje nga takimi

Komiteti i Emergjencave nën kryesimin e drejtorit Selami Xhemajli, ka bërë vlerësimin e gjendjes me COVID-19 dhe apelon te të gjithë qytetarët, punëtorët në sektorin privat dhe në atë publik, që të jenë të vendosur në përdorimin e masave mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të virusit të rrezikshëm.

Në fjalën e tij drejtori Xhemajli, pasi ka marrë vlerësimin e gjendjes nëpër institucionet shëndetësore dhe atyre të sigurisë, ka bartur apelin e përbashkët për kujdes maksimal ndaj COVID-19.

“Gjendja është e qetë, por kërkohet respektim strikt i masave mbrojtëse, në mënyrë që gjendja të jetë nën kontroll. Qytetarët e Gjilanit janë duke bashkëpunuar me institucionet komunale dhe po respektojnë vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e mjekëve. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në përmirësimin e plotë të gjendjes dhe eliminimin e COVID-19”, ka thënë ai.

Në bazë të shifrave të përgjithshme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, Komuna e Gjilanit në përballjen me COVID-19, ka gjithsej 916 raste pozitive, prej tyre 738 të shëruar, 39 kanë vdekur, 139 raste janë ende aktive, prej tyre 29 janë të hospitalizuar.

Në rezultatet e sotme nga 11 mostra të punuara, 8 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 38 mostra janë në pritje të punimit në IKSHPK. Apeli i përbashkët dhe i vazhdueshëm nga Gjilani është respektimi i rekomandimeve për mbrojtje, pasi virusi është i rrezikshëm dhe duhet të ketë kujdes të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat