Nuk respektuan masat anti-Covid: Për vetëm një javë, u shqiptuan 639 fletë paraqitje në rajonin e Gjilanit

Gjilani

Nuk respektuan masat anti-Covid: Për vetëm një javë, u shqiptuan 639 fletë paraqitje në rajonin e Gjilanit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:15
Foto Ilustrim

Vetëm në rajonin e Gjilanit, për gjashtë ditë janë shqiptuar 639 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid.

Drejtoria e Policisë rajonale Gjilan, ka bërë të ditur se ka shqiptuar gjithsej 639 fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave anti-Covid.

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të  masave  të  ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore  një javore  09 shtator 2020 deri me 15 Shtator 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej  gjashtëqind e tridhjetë e nëntë  (639) fletë paraqitje për mos respektim e masave anti-Covid.

Njoftimi i plotë:

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të  masave  të  ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore  një javore  09 shtator 2020 deri me 15 Shtator 2020  , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej  gjashtëqind e tridhjetë e nëntë   (639) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre  masave.

Në  raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar  inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle   të  lokaleve  hoteliere për tu vërtetuar se janë duke i  përmbush masat Anti COVID- 19 të  kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit  e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat