Haziri ka një kërkesë për qyetarët e Gjilanit

Gjilani

Haziri ka një kërkesë për qyetarët e Gjilanit

Nga: A.Morina Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:29
Lutfi Haziri

Kretari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar për bilancin e të infektuarve me COVID-19 në komunën që ai drejton.

Haziri tha se në ditën e 194 të përballjes me pandeminë e koronavirusit, Gjilani ka veç 76 raste aktive, prandaj kërkoi nga qytetarët të vazhdojnë në respektim të masave.

"Apeloj që të vazhdoni t’i respektoni masat anti-COVID-19, pasi është mënyra e vetme për parandalimin e përhapjes së infeksionit", deklaroi Haziri, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Gjilani me veç 76 raste aktive me COVID-19, në ditën e 194-të të përballjes me pandeminë #COVID-19. Gjendja e përgjithshme është kjo: 996 të infektuar në total, 876 të shëruar, 17 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 15 mostra në pritje. Apeloj që të vazhdoni t’i respektoni masat anti-COVID-19, pasi është mënyra e vetme për parandalimin e përhapjes së infeksionit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat