​60 raste me COVID-19 aktive në Gjilan

Gjilani

​60 raste me COVID-19 aktive në Gjilan

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 10:46
Komiteti komunal i Gjilanit

Komiteti komunal i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të mërkurën.

Sipas komunikatës nga kjo komunë, gjendja e përgjithshme e Gjilanit, si përket përballjes me pandeminë COVID-19 është kjo: 1048 raste pozitive në total, 943 të shëruar plotësisht, 45 të vdekur, 11 të hospitalizuar dhe 27 mostra në pritje.

Përndryshe, Gjilani është komuna e parë në nivel të Republikës që më 22 shkurt ka themeluar mekanizmin kundër përhapjes së virusit COVID-19, derisa më 13 mars, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë vendimin e radhës për formimin e Komitetit Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në këto 209 ditë të përballjes me COVID-19, Gjilani ka mbajtur takime ditore për menaxhimin e kësaj situate, përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj personave të infektuar, familjet e tyre, por edhe janë mbështetur familjet me gjendje të rëndë sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat