Haziri bën thirrje të respektohen masat: Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën

Gjilani

Haziri bën thirrje të respektohen masat: Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2020 Në ora: 22:12
Lutfi Haziri

Në Gjilan, sot ka ndërruar jetë edhe një bashkëqytetar nga ky virus.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje që të respektohen masat duke thënë se vetëm kështu mund ta mposhtim virusin.

Postimi në Facecook:

Dita e 219 e përballjes me #COVID19 u shënua me 14 raste të reja pozitive në Gjilan, duke e ngritur numrin e rasteve aktive në 94. Por, fatkeqësisht sot e kemi humbur edhe një bashkëqytetar nga ky virus. Ngushëllimet me të sinqerta familjes së tij.

Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat