Gagica: Lajm i mirë në shkollën “Selami Hallaçi”, janë shëruar të gjithë nxënësit e infektuar me Covid-19

Gjilani

Gagica: Lajm i mirë në shkollën “Selami Hallaçi”, janë shëruar të gjithë nxënësit e infektuar me Covid-19

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:04
Nazim Gagica në shkollën “Selami Hallaçi”

Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica, sot ka vizituar shkollën “Selami Hallaçi“, ku ka parë nga afër gjendjen e nxënësve të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Gagica ka thënë se është lajm i mirë se janë shëruar të gjithë nxënësit e infektuar me Covid-19 në shkollën “Selami Hallaçi”.

Shkrimi i plotê:

Ndjenjë absolutisht e mirë lajmi se në shkollën “Selami Hallaçi” tashmë janë shëruar të gjithë nxënësit e infektuar me Covid 19.
I lumtur t’i shohë nxënësit të kthehen në bankat shkollore dhe shkolla t’i kthehet normalitetit.
Ndjenjë e mirë, gjithashtu të konfirmojë se në shkollat publike të Gjilanit kemi rënie të numrit të të infektuarëve me Covid 19, dhe sigurisht e gjithë kjo si rezultat i respektimit të masave anticovid të marra nga institucionet shëndetësore dhe falë përkushtimit të pashembullt të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, stafit ndihmës të shkollave e drejtorive, me të vetmin qëllim që të mos dorëzohemi para kësaj sfide; që të përballemi suksesshëm me të e pa e ndërprerë rrugëtimin për dije e edukim.
Bashkarisht duhet të vazhdojmë t mbesim syçelë, të respektojmë masat e ndërmarra nga institucionet shëndetësore. Të ruajmë shëndetin e të mbajmë gjallë frymën e arsimimit.
Bashkë ia dalim!
Të kujdesshëm e me përkushtim!
Respekto masat – ruaj shëndetin – mbaje gjallë shkollën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat