Gjykata Themelore në Gjilan redukton stafin për shkak të COVID-19, do të trajtojë vetëm rastet urgjente

Gjilani

Gjykata Themelore në Gjilan redukton stafin për shkak të COVID-19, do të trajtojë vetëm rastet urgjente

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:35
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan, pas situatës së fundit me pandeminë Covid – 19, ku është rritur numri i të infektuarve, ka marr vendim që të reduktohet numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ.

“Duke ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgime”, thuhet nw njoftimin e tyre.

Ndërkohë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhërmbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese.

Zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj të punohet në mënyrë elektronike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat