Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani mori pjesë në eventin e mbjelljes së 1,000 fidanëve në Komunën e Gjilanit.
Mbjellja u bë bashkërisht nga zv. Ministri Ramadani me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sakar, drejtorin e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), Cihan Dinçer dhe nënkryetarin nga radhët e komuniteteve të Komunës së Gjilanit, Abdylkadër Hyseini.
Zëvendësministri Ramadani falënderoi Ambasadorin Sakar për donacionin, si dhe për bashkëpunimin e pandërprerë mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.