​Gjilani fiton grantin e radhës për performancë në mjedis prej 100 mijë euro

Gjilani

​Gjilani fiton grantin e radhës për performancë në mjedis prej 100 mijë euro

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, pas vlerësimit të komunave të Republikës, ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka përfituar një grant prej mbi 100 mijë euro.

Ky grant është vlerësim për Gjilanin për performancën e mirë në aspektin e mjedisit të pastër.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën GIZ për vlerësimin e lartë dhe të vazhdueshëm për Gjilanin, duke theksuar mjetet do të investohen në një projekt komunitar, i cili do të bëhet publik së shpejti.

Për ta fituar këtë grant, Gjilani i është nënshtruar tri kritereve të qasjes, është vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në MPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës.

Ndryshe, ky është granti i dhjetë i performancës që Komuna e Gjilanit e fiton brenda më pak se katër vjetësh, në vlerë totale prej më shumë se 2 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat