633 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

Gjilani

633 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht 101 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm,  76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi , derisa theksoi se 748 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19109 mostra, 5795 kanë rezultuar pozitivë, 5036 janë shëruar, 127 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 633 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 245 mostra në pritje për  rezultat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat