Haziri pret përfaqësuesit e Education Code për fuqizimin e komunitetit të shurdhër

Gjilani

Haziri pret përfaqësuesit e Education Code për fuqizimin e komunitetit të shurdhër

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:30
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtoreshën e organizatës Education Code, Mimoza Stanovci, për fuqizimin e bashkëpunimit, i cili pritet të ndodh në të ardhmen për fuqizimin e komunitetit të Shurdhër.

Kryetari Haziri ka theksuar bashkëpunimin e mirë me Shoqatën e të Shurdhërve në Gjilan, përkatësisht Orhan Bejta dhe Shpresa Orana, ku janë realizuar projekte të rëndësishme për këtë komunitet, derisa ka konfirmuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me organizatën Education Code.

Drejtoresha e Education Code, Mimoza Stanovci, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ajo tha se ideja është që të realizohen projekte të trajnimit për mësimin e gjuhës së shenjave dhe të gjuhës shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat