Tragjedi në Shqipëri, vdesin tre anëtarë të familjes nga Gjilani - ky dyshohet të jetë shkaku

Gjilani

Tragjedi në Shqipëri, vdesin tre anëtarë të familjes nga Gjilani - ky dyshohet të jetë shkaku

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:04
Tre anëtarët e familjes nga Gjilani

(E plotësuar 22:50) - Tragjedia e familjes Haliti në Shqipëri: Djali e nëna vdiqën dje, gruaja e tij sot

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi.

Media nga burime të veta merr vesh se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.

Media ka provuar të kontaktojë me organet përkatëse në Shqipëri, por deri tani nuk ka marrë informacione.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriçohet rasti.

***

Tre anëtarë të një familjes nga Gjilani kanë vdekur në Shqipëri.

Sipas burimeve,viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më saktësisht nga kërpudhat që ata i kishin marrë në një mal në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.

Burimet e medias po ashtu bëjnë të ditur se rasti tragjik i vdekjes së tre anëtarëve ka ndodhur në fillim të kësaj jave.

Vdekjen e tre anëtarëve të kësaj familje e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ju ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të këtij rasti.

“E nderuar familje Haliti, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

Lutfi Haziri: Autoritetet në Shqipëri të ndriçojnë vdekjen e tre anëtarëve Haliti nga Gjilani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga kjo komunë në Shqipëri.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Komunës së Gjilanit në ‘Facebook’, teksa thuhet se shpresojnë që autoritetet e Shqipërisë ta zbardhin sa më shpejt rastin.

Postimi i plotë:

Gjilan, 8 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

“E nderuar familje Haliti,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram.

***

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.

Burime të medias bëjnë me dije se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik për humbjen e 3 anëtarëve të familjes Haliti, zoti i shpërbleft me xhenet. Ngushëllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat