Hyseni bashkë me aktivistë të Lëvizjes, vizituan fshatin Vrapqiq

Gjilani

Hyseni bashkë me aktivistë të Lëvizjes, vizituan fshatin Vrapqiq

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 21:00
Pamje nga vizita

Koordinatori i Qendrës Alban Hyseni, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, vizituan fshatin Vrapqiq dhe takuan qytetarë e anëtarë të strukturave të Pikës.

Vrapqiqi ende përballet me mungesë të ujësjellësit. Uji i pijshëm është i domosdoshëm, por fatkeqësisht qytetarët në komunën e Gjilanit ende përballen me këtë problematikë.

Infrastruktura e keqe rrugore krijon vështirësi gjithashtu për jetën e qytetarëve të Vrapqiqit.

Problemet që i përmendën qytetarët ishin nga më të ndryshmet, por ata pajtoheshin të gjithë njëzëri se ndërrimi i qeverisjes lokale është i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat