Gjilani me koncertin Mish Mish, do të mbyllë aktivitetet për mërgimtarët

Gjilani

Gjilani me koncertin Mish Mish, do të mbyllë aktivitetet për mërgimtarët

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:57
Njoftimi

Në sheshin “Agim Ramadani” me festivalin Mish Mish bëhet mbyllja e aktiviteteve për mërgimtarët ju ftojmë që nën respektim të plotë të masave anti –kovid të merrni pjesë dhe ta ndiqni këtë festival që mbahet me 21 gusht 2021, ora 18:00.

Komuna e Gjilanit ka organizuar takime të shumta, aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive, rekreative, tradicionale e deri te pritjet në zyrën e kryetarit që të diskutohen idetë innovative, planifikimet për Gjilanin dhe opsionet më të mira për vendin e lindjes.

Gjilani është krenar për mërgatën që ka, është i vendosur që ti pres në shtëpitë e tyre sepse ata janë gjilanas kudo që jetojnë dhe janë mirësi për familjet e tyre që kanë këtu.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, fton të gjithë qytetarët që ta ndjekin festivalin muzikor në qendër të Gjilanit, por duke respektuar masat mbrojtëse anti – kovid në bazë të vendimeve qeveritare me dëshirën që të kalojnë sa më mirë gjatë këtij aktiviteti përmbylles për mërgatën.

“Gjilanit i mungoni dhe Gjilanin e gëzoni me vet ekzistencën tuaj. Ju jeni gjallëria e Komunës sonë dhe ju jeni forca e të gjitha familjeve këtu. Ne ju respektojmë dhe falënderojmë pafund për investimin, humanitetin, solidaritetin dhe gjithçka që bëni për vendlindjen tuaj. Ju dëshironi ta shini Gjilanin tuaj duke u zhvilluar dhe këtë bashkërisht po e bëjmë. Qofshin me shëndet të gjithë mërgimtarët, Zoti i bekoftë dhe i mbroftë kudo që janë dhe ju dëshirojmë rrugë të mbarë për në vendet e tyre dhe angazhimet në punë që kanë. Ne ju presim gjithmonë dhe qofshi me shendet përkundër mallit që keni”, ka thënë mes tjerash në ftesën e tij kryetari Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat