Haziri viziton Zhegrën thotë se 90 përqind të projekteve i ka realizuar

Gjilani

Haziri viziton Zhegrën thotë se 90 përqind të projekteve i ka realizuar

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 23:15
Lutfi Haziri në Zhegrë

Kandidati i LDK-së për Gjilanin, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka vizituar fshatin Zhegër, ku tha se 90 përqind të projekteve për këtë fshat  i ka realizuar.

“Zhegra është kryeqendra e Karadakut, si pozitë gjeografikë, e cila prej maleve e ka kontrolluar edhe Shkupin. Na kanë mbetur edhe pak punë këtu sepse 90 përqind e projekteve i kemi realizuar. Palestra këtu ka mbetur pa dashjen tonë mbrapa, por unë e kam ndalur për shkak se nuk u kryenin punët si duhet. Tashmë e kemi operatorin e ri dhe besoj shumë që do të punohet me dinamikë të madhe”, ka thënë Haziri.

Ai ndër të tjerash ka thënë se ka punuar mbi parimin e barazisë në investime qytet-fshat.

“Ju faleminderit shumë Zhegrës së Idriz Seferit e Agim Ramadanit. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka Haziri.

Ndërkaq nesër rreth orës 13 pritet që Gjilanin ta vizitojë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat