Serrat e dëmtuara, nxënësit pa praktikë, komuna hesht

Gjilani

Serrat e dëmtuara, nxënësit pa praktikë, komuna hesht

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Shkolla profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti vazhdon të ballafaqohet me probleme shumë të rënda në sferën e të bërit praktikë. Konkretikisht nxënësit e profilt të tekologjisë ushqimore ku duhet të bënin praktikën, në mungesë të kushteve ata nuk po e bëjnë fare.

Mësimdhënësit e kësaj shkolle thonë se gjendja e mjerueshme e serrrave është që katër vjet, mirëpo askush nga organet kompetente nuk kanë bërë diçka në këtë drejtim.

Lidhur me këtë shqetësim të profesorëv, nxënësve dhe prindërve, kontaktuam drejtorin e arsimit në komunën e Vitisë, z.Basri Aliu, i cili nuk ka kthyer akoma përgjigje për këtë problem.

Indinjata është shumë e madhe tek nxënsësit të cilët mbarojnë një gjeneratë të tërë në drejtimin e teknologjisë ushqimore dhe asnjë ditë nuk bëjnë praktikë, për shkak të mos intervenimit të organeve komunale për të sanuar këtë gjendje që është shumë e rëndësishme për nxënësit e kësaj shkolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat