Gjilani nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor

Gjilani

Gjilani nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 07:54
Ilustrim

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do ta të filloj sot fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra.

Drejori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka njoftuar se dezinsektimi do të nis në ora 20:00-24-00 për katër ditë me radhë, ndërkaq ka apeluar apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura ato gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit e ka realizuar fazën e parë të dezinsektimit më 16 qershor për katër ditë me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat